Deputetët e Parlamentit Evropian thirrje Mitsotakis: Ndaloni shitjen e anijeve në Rusi

BOTA


Në flotën ilegale ruse lundrojnë shumë ish-anije greke. Shitja e anijeve të vjetëruara është fitimprurëse për pronarët grekë të anijeve. Deputetët e BE-së i kanë bërë thirrje qeverisë greke të veprojë.

36 anëtarë të Parlamentit Europian i kanë drejtuar drejtpërdrejt një letër kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, në të cilën i kërkojnë që ai duhet të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të parandaluar çdo shitje të mëtejshme të anijeve greke në Rusi.

“Ne kemi besim te ju dhe qeveria juaj”, shkruajnë nënshkruesit e letrës, ndër të cilët është edhe politikania gjermane e partisë liberale FDP, Agnes Strack-Zimmermann. Ajo përfaqëson grupin liberal Renew në Parlamentin Europian.

https://ad.doubleclick.net/ddm/adi/N571601.3431527GAZETATEMA/B33446497.420771762;dc_ver=106.314;dc_eid=40004000;sz=728×90;u_sd=1;nel=1;dc_adk=1806859457;ord=9bdctx;click0=https%3A%2F%2Ftrack.adform.net%2FC%2F%3Fbn%3D73199544%3Badfibeg%3D0%3Bcdata%3D-fxiMkK65gPjXh2CE4COEUAVTryd1WfOkL_5rfmAEKlmIBhBM4wFabyN9R8OroGmfx6II5lAR0m9-NVlU0g8uVuwp9OApXMzLzxK2K-7POyvat1T2zqUDI3lY_FcwEEptdegobUSYcU7-dG7eTQ1kz3UgpWNsz2ivkpPhuK6YGWfFW-96fRMWpMOTWw0WHYXi6tfYU7q7LKhaCub_thwPGHuoaXLH-s14UFuhV40q881%3B%3BCREFURL%3Dhttps%253a%252f%252fwww.gazetatema.net%252frajoni%252fdeputetet-e-parlamentit-evropian-thirrje-mitsotakis-ndaloni-shitjen-e-ani-i493052%3BC%3D1%3Bcpdir%3D;uach=WyJXaW5kb3dzIiwiMTAuMC4wIiwieDg2IiwiIiwiMTM1LjAuNzA0OS4xMTYiLG51bGwsMCxudWxsLCI2NCIsW1siR29vZ2xlIENocm9tZSIsIjEzNS4wLjcwNDkuMTE2Il0sWyJOb3QtQS5CcmFuZCIsIjguMC4wLjAiXSxbIkNocm9taXVtIiwiMTM1LjAuNzA0OS4xMTYiXV0sMF0.;dc_rfl=0,https%3A%2F%2Fwww.gazetatema.net%2Frajoni%2Fdeputetet-e-parlamentit-evropian-thirrje-mitsotakis-ndaloni-shitjen-e-ani-i493052$0;xdt=0;crlt=ZeC-9m5uzU;cmpl=16;gcsr=m;stc=1;chaa=1;sttr=2;prcl=s

“Pyetja është nëse firma të ndryshme bëjnë biznese me Rusinë pa dijeninë e shtetit grek”, tha Strack-Zimmermann. “Ne i kemi bërë thirrje qeverisë greke të hetojë për këtë çështje dhe nëse është e nevojshme, të ndërhyjë.”

Greqia furnizuesja më e madhe

Parlamentarët evropianë citojnë një studim të organizatës amerikane Brookings, sipas të cilit më shumë se një ndër tri anije të flotës ilegale ruse, ndaj së cilës SHBA-ja ka vendosur së fundmi sanksione, u përkisnin më parë pronarëve të anijeve nga Greqia. Kompanitë greke të transportit detar janë furnizuesit më të mëdhenj të rusëve me anije.

Shumica e anijeve duhet të jenë shitur vite më parë. Por me sa duket shitjet vazhduan edhe pas pushtimit rus të Ukrainës. Sipas studimit që prej asaj kohe pronarët e anijeve greke kanë fituar nga transaksione të tilla rreth katër miliardë dollarë.

Dekreti i BE-së i dhjetorit 2023 lidhur me sanksionet kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë parashikon detyrimin për raportimin e transaksioneve të tilla tek autoriteteve përkatëse. Në këtë dekret thuhet gjithashtu se është e ndaluar që Rusisë t’i shiten anije cisterna si drejtpërdrejt ashtu edhe tërthorazi./ DW 



Skip to toolbar