Deputeti i Lushnjes: Po shkojmë te satelitët, por s’po na ndizen traktorët

Më të fundit


Saimir Korreshi, deputeti i Partisë Demokratike në Lushnje ka dalë sot në mbështetje të fermerëve të cilët ndodheshin përpara parlamentit për të parashtruar kërkesat e tyre.

Korreshi kërkoi hartimin e një plani në ndihmë të tyre, ndërsa tha se po përparohet për satelitë teksa traktorët nuk ndizen.


“Të gjithë ju, ne, por edhe këta fermerë kanë nevojë për prezencë, për jehonë për zërin e tyre. Kemi bërë kaq fjalime, kaq e zorshme është për t’i dëgjuar këta, për të futur atë përfaqësinë sot atje. Kaq problematike është? Kaq problematike sa Edi Rama të nxirrte 10 specialistë që rrojnë nga taksat e këtyre dhe tregu është i mbushur me produktet e tyre?

Të bëhet një plan që këta të dinë ku janë, që të mbjellin këtë vit apo jo? Se me këtë ecuri, me këtë buxhet dhe ato zëra që ka për bujqësinë vitin që vjen këta janë të falimentuar. Nëse ngrini kartonat sot jeni “non grata”. Edhe mirë na e bëjnë. Gjatë gjithë kohës u premtojmë këtyre se do zbresim kometën Hallej në Tokë. Ne po shkojmë te satelitët dhe kemi plugun atje, traktorët nuk po ndizen”.




Skip to toolbar