Deputeti i PD kundër kandidatit të Berishës në Himarë

Më të fundit


Deputeti i Partisë Demokratike zyrtare, Kreshnik Çollaku ka reaguar fort ndaj kandidatit të “Rithemelimit” te Sali Berishës në Himarë.

permes nje postimi ne rrjetin social facebook, Çollaku ka publikuar një foto, ku shprehet se Beleri bën fushatë me flamurin e të ashtuquajturit Vorio Epir.


Sipas tij kjo është e papranueshme dhe ka kërkuar nga demokratët që të mos e votojnë këtë kandidat.

Ky është kandidati për kryetar bashkie ne Himarë, i mbështetur nga Rithemelimi dhe PBDNJ.

Asnjë nga pjesët e PD nuk mund të mbështesë një kandidat për Himarën që bën fushatë me flamurin e Vorio Epirit.

Unë u kërkoj miqve të Rithemelimit që sado të ndare të jemi në shumë çështje, duhet refuzojmë bashke një kandidat që sfidon integritetin territorial dhe sovranitetin kushtetues të Shqipërisë”, shkruan Çollaku.




Skip to toolbar