Dëshmia e djalit të Remzi Hoxhës: Babai pa me sytë e tij takimin Gazidede-Arkan

AKTUALITET


Djali i Remzi Hoxhës, biznesmenit kosovar të zhdukur në Shqipëri në vitin 1995 kërkon drejtësi. I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 ai tregon ngjarje të pathëna më parë dhe hedh dyshime mbi shumë personalitete të kohës.

Ardian Hoxha: Babai im ishte rrugës me dy shokët e tij. Ishte viti ’93 kur po kthehej për në Shkup. Rrugës për në Pogradec ai sheh me sy eskortën e Kryeministrit Sali Berisha të kalojë. Kur shkon në shtëpi, hap lajmet dhe mëson se në Shën Naum ishin takuar mes tyre Presidenti i Maqedonisë, Kiro Gligorov dhe Presidenti i Serbisë, Slobodan Millosheviç. Pasi ka parë lajmet, duke menduar edhe afërsinë ku ka parë eskortën e Beirshës ka hedhur dyshime që edhe Sali Berisha mund të kishte qenë në atë takim. Vendos që me anë të një punonjësi t’i dërgojë një letër Ibrahim Rugovës, ku e pyet në lidhje me këtë. Me aq sa di, Rugova e ka pyetur Berishën dhe Berisha e ka marrë vesh që babai im ishte personi që ngrinte dyshime për të. Di që para Rugovës, Beirsha e ka mohuar të ketë qenë në atë takim. Babai im s’kishte as video dhe as foto nga ai takim.


Babi im në po të njetin vit 1993, në shtator shkon në një objekt për të ndjekur punimet. Pasi mbaron punët shkon për të ngrënë drekë me punëtorët e tij në Shkodër. Aty shohin Bashkim Gazideden (Kreu i SHIK) duke ngrënë drekë me Arkanin udhëheqësi i njësisë paramilitare, dora e djathtë e Berishës.

Sokol Balla: Ne e dimë që ka qënë e Milloshevic…

Klodiana Lala: Nga e dini këtë gjë, duhet të keni prova Ardian…Ju në proces s’keni ngritur akuza ndaj Sali Berishës.

Ardian Hoxha: Është nga herët e pakta që gazetarët s’më lënë të flas (qesh). Ju e dini që kam qënë 14 vjec kur ma rrëmbyen babin. Ne si familje kemi ditur shumë pak për veprimtarinë e tij. Të gjitha këto i kam mësuar shumë vonë. Janë punëtorët e babit tim që janë gjallë që e tregojnë si të gjitha rastet si edhe Bastriu dëshmoi për letrën që i çoi Rugovës. Në internet ka edhe foto të babit kur ka qënë mysafir i Pjetër Arbnorit. E ka njof edhe Berisha babin tim.

Sokol Balla: Ngjarja ka ndodhur në ‘93, po pse Berisha priti deri në ‘95 kur u zhduk babai juaj?!

Ardian Hoxha: Unë di të them që e përndiqte edhe UDB-ja babain tim. Kanë rrahur keq edhe një person me të njetin emër. Neve na kanë larguar me presion nga Kosova, na largoi babai nga Ferizaj pasi na hodhën dy herë granatë në oborr e na sulmuan me mitraloz në vitet ‘89-‘90-‘91. Ne fëmijë kemi qënë s’kemi marrë vendime. Ai na coi fillimisht në Shkup, pastaj erdhëm në Tiranë. E konsideronim si vend të lirë për të jetuar. Babai edhe punonte edhe merrej me aktivitetet që kishte për çështjen e Kosovës, armatimit. Babai im i ka futur dy maunet e para në Kosoëvë, është dëshmi e Ilmi Recicës.

Sokol Balla: Ju thoni se Berisha e mori vesh nëpërmjet Rugovës për babain tuaj e më pas ju thoni që situata e babait tuaj rëndohet pasi ai pa Gazideden me Arkanin?

Ardian Hoxha: Unë konsideroj se gjendja nuk do ishte komplikuar kaq shumë se po të kishte materiale kundër dikujt të mos i jepte, pra ta linte veten të vdiste. Meqë s’kishte asnjë provë babi im e rrahën shumë, pra, mendoj që ishte në kohën e gabuar në vendin e gabuar. Këta që e morën, duke pretenduar se kishin frikën se i dilnin të palarat Berishës ia shtuan dhunën deri sa ndërroi jetë. Kur vdiq këta i kapi paniku dhe u munduan ta fshehin krimin. Ishin në mes të ditës, ishin 9 persona.




Skip to toolbar