Dështon ballafaqimi Reçi-Shullazi, i penduari kërkon t’i japë deklarimet në Skype

AKTUALITET


Dështon për të 5-tën herë radhazi ballafaqimi mes të penduarit të drejtësisë Luftar Reci dhe të pandehurve Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Taullai dhe Indrit Rusi, të akuzuar për vrajsen e Klodian Saliut e Vajdin Lames.

Shkak është bërë  mungesa e avokatëve mbrojtës të Indrit Taullait. Në senancën e së henës, Prokuroria e Posacme kërkoi që Luftar Reçi të mos paraqitet më fizikisht në seancë, por t’i japë deklarimet në lidhje skype, por kërkesa u rrezua.


Seanca e radhës do të mbahet më 6 mars. Perveç personave të marre të pandehur në kërkim për këtë ngjarje janë edhe Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj.

Vrasjet  e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames u zbardhën pikërisht pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Luftar Reçit.




Skip to toolbar