DETAJE/ Gentian Bejtja u qëllua me 3 armë, pranë banesës ndodheshin edhe familjarë të tjerë

AKTUALITET


Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së premtes në Fushë-Krujë, ku u ekzekutua në oborrin e banesës së tij, Gentian Bejtja.

Gentian Bejtja dyshohet se është qëlluar me tre armë automatike. Bejtja ndodhej në një serë pranë banesës në kohën kur ai është qëlluar.


Pranë banesës ndodheshin dhe familjarë të tjerë, ndërsa autorët janë larguar nga vendngjarja.

Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti./abcnews.al




Skip to toolbar