Detaje goditja e grupit kriminal të trafikut të armëve, i shisnin nga 1500 deri në 2500 euro

AKTUALITET


Detaje të reja dalin nga goditja e grupit kriminal të trafikut të armëve ku në pranga kanë rënë 10 persona dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Raportohet se një pjesë të armëve i merrte nga Kosova, të cilat i kalonin në kufi kalonin me makina të vogla.

Grupi nuk trafikonte armë vetëm nga Kosova për t’i shitur në Shqipëri, por kishte baza edhe në vendin tonë.

Në këtë operacion një rast është zbuluar një bazë nga policia në Burrel. Po ashtu antarët e grupit janë kapur duke shitur armë edhe në Shkodër e Laç.

Çmimet e pistoletave që shisnin varionin nga 1500 deri në 2500 euro. Armët që grupi kriminal shiste ishin pistoleta, edhe të llojit Glock, si  edhe automatikë.

Aksioni për goditjen e grupit kriminal vjen pas një hetimi 5-mujor ku janë identifikuar 12 shtetas që trafikonin armë, kryesisht nga Kosova në Tiranë.

Të arrestuar sot janë Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj dhe Adriano Shehu.

Të arrestuar me datë 1 maj janë, Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit u sekuestruan 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht në Kosovë por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i sillnin ato në Tiranë, për t’i shitur.



Skip to toolbar