Detaje nga vrasja në lokalin ‘Kobra City’: Të rinjtë nga Kukësi nuk pranuan të paguanin faturën prej 400 eurosh 

AKTUALITET



Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lokalin ‘Cobra City’ në Prizren ku ka mbetur i vdekur 31 vjeçari nga Kukësi, Visart Cengu dhe shoku i tij, 27 vjeçari Rufgen Shehu.

Sipas mediave të Kosovës, shkak i konfliktit të nisur brenda lokalit ka qenë fatura prej 400 eurosh që të rinjve u ishte lëshuar nga stafi. Sherri nisi pasi dy të rinjtë nga Kukësi nuk pranuan të paguanin këtë shumë të të hollave.


Pas kësaj, ata kanë nisur të dëmtojnë tavolina dhe të thyejnë shishe duke tensionuar situatën. Në momentin që kanë dalë nga lokali, pronari, Dibran Hoxhaj ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vdekur Visart Cengun dhe duke plagosur shokun e tij.

Policia ka arrestuar Dibran Hoxhën nën akuzën e kryerjes së krimit të rëndë. Ndërkohë në polici ndodhen edhe disa persona të tjerë të cilët po merren në pyetje lidhur me rastin e rëndë.




Skip to toolbar