DETAJE / Spanjolli i vrarë me thikë në Karavasta dhe shoku i tij punonin në serat e Divjakës

AKTUALITET


Detaje të reja nga vdekja e turistit spanjoll në Divjakë.

Mësohet Franciso Cervilla, 47 vjeç, dhe bashkëatdhetari i tij O.V, punonin në serat e Divjakës.


Ngjarja ndpdhi mbrëmjen e djeshme në një hotel në Karavasta.

Sipas policisë, dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë 47-vjeçari ka humbur jetën.

Sipas deklarimeve të para të shokut të tij të dhomës, shtetasit spanjoll O. V., 41 vjeç, rezulton se 47-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e kryerjes së vetëvrasjes.

Ndërkohë, është shoqëruar në ambientet e Policisë, shoku i dhomës, shtetasi O. V., për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes’.

Policia gjithashtu njoton se ‘Në përfundim të veprimeve të para hetimore në vendngjarje do ketë njoftim të detajuar për këtë rast’.




Skip to toolbar