DETAJE / Të dënuarit për prostitucion në Belgjikë i konfiskohet hoteli në Cërrik

AKTUALITET


Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, është urdhëruar konfiskimi i pasurisë së shtetasit A.K., i dënuar më herët në Bruksel të Belgjikës për veprën penale “Ushtrim prostitucioni”.

Pasuria e sekuestruar përfshin një objekt 2-katësh që funksiononte si bar, restorant dhe hotel, i vendosur në zonën kadastrale nr. 2559, në Malasej të Cërrikut. Hetimet pasurore nisën në vitin 2020 dhe prokuroria arriti të provojë se A.K. nuk justifikon pasuritë me të ardhurat e deklaruara, duke ngritur dyshime të forta se ato rrjedhin nga aktiviteti i tij kriminal jashtë vendit.

Sipas autoriteteve belge, A.K. është dënuar me një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Bruksel me 5 vite burg dhe një gjobë prej 84 mijë eurosh, së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptarë, për përfshirje në rrjet prostitucioni.Prokuroria shqiptare njofton se hetimet po vijojnë edhe për personat e tjerë të dënuar bashkë me A.K. në Belgjikë.



Skip to toolbar