Detaje të reja nga dhunimi i avokatit/ Porositësi i ngjarjes ka kërcënuar Mëngjesin, shkak trualli me 8 anëtarë

AKTUALITET


Detaje të reja kanë dalë nga dhunimi i avokatit, Sokol Mëngjesi. Mësohet se kanë qenë më total 8 trashgimtarë që i përfaqësonte si avokat Mëngjesi, një nga 8 trashgimtarët nuk ka pranuar zbatojë kontratën mes Mëngjesit dhe 8 trashëgimtarëve.

Çështja është fituar në dy shkallët e gjyqësorit nga 8 trashgimtarët që përfaqësonte avokati. Në të tilla kushte avokati ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur dhe dyshohet që vetëm Dritan Nano nuk ka pranuar.


I gjendur në këtë situata dyshohet se ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Takimi i para një muaji ka qenë i fundit para dhunës, sqarues por nuk kanë rënë dakord, por Sokol Mëngjesi ka pretenduar se ka një kontratë që duhet ta zbatojë studio ligjore.

Çështja për të cilën bëhet fjalë është një truall toke ku rezultojnë pronarë 8 anëtarët, ku momentalisht mbi këtë truall është ndërtuar./abcnews.al




Skip to toolbar