Detajet/ Sherr për parkimin e makinave, 3 plumba në drejtim të 35-vjeçarit

AKTUALITET


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Lezhë, pranë tregut të këtij qyteti. Paraprakisht behet me dije se një person ka mbetur i plagosur, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur drejtuesi i një furgoni, i identifikuar si Tonin Ndreca, pas një sherri me një person tjetër nga Kurbini, i identifikuar si Marjan Kola. Mësohet se autori qëlloi tre plumba në drejtim të shoferit në momentin që ai ndodhej brenda mjetit të mbushur me pasagjerë.


I plagosuri nga Laçi është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Raportohet se shoferi bënte linjën e pasagjerëve Laç-Lezhë dhe anasjelltas. Autori është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.




Skip to toolbar