Dhëndri i Trump, investim në Sazan/Kokalari: McGonigal nuk është i përfshirë

Më të fundit


Dhëndri i ish presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur interesin për të investuar në Shqipëri, gjë që ka sjellë mjaft diskutime. Në një intervistë për Bloomberg, biznesmeni Jared Kushner deklaroi se projektet e tij përfshijnë ndërtimin e resorteve turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec të Vlorës.

Ndërkohë, në disa media është përfolur se se në krye të kompanisë që po investon në Sazan është Charles McGonigal, ndërsa Evi Kokalari i ka hedhur poshtë këto zëra.


“Unë e kam ditur për disa muaj që bëhej fjalë për ishullin e Sazanit, po të them të drejtën nuk i kisha hyrë në detaje se si do të funksiononte dhënia e ishullit të Sazanit. Kam ditur që McGonigal ka qene në Shqipëri dhe unë e kam prezantuar me njerëz që donte të bënte biznes, kështu që nuk shoh ndonjë gjë gabim për sa kohë, ai është në sektorin privat, por kuptohet që kjo ishte në lidhje me biznesnin privat. Por ndryshon shumë puna kur ti ke një ishull që e ka në pronësi qeveria shqiptare dhe përdoret në mënyrë absolute për të inflencuar qeverinë e ardhshme të Trump. Shancet janë që Trump të fitojë dhe Edi Rama që është mbreti i PR ka gjetur mënyrën më të mirë. E njëjta gjë ndodhi dhe me MCGonigëll. Opozita e Sali Berishës ishte mëngjes drekë dhe darkë që flisnin për të, ndërkohë po ta marrim hollë hollë MCGonigëll nëse ka hapur një dosje për opozitën e kishte me Lul Bashën, nuk e ishte fare për Berishën, po ai e deformoi narrativën e McGonigëll.

Unë personalisht si shqiptare dhe amerikane nuk mendoj që Edi Rama i ka dërguar lekët që ti marri, por i ka bërë për favore me biznes grupit me të cilët McGonigal ishte në partnership. McGonigal nuk është i përfshirë”, tha ajo në “Real Story”.




Skip to toolbar