Dhuna ndaj 3 shqiptarëve, ministri Balla: Autorët do të mbajnë përgjegjësi

AKTUALITET


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka falenderuar Kryeministrin e Malit të Zi Milojoko Spajic, i cili reagoi për rastin e dhunës ndaj tre shqiptarëve sot në Mal të Zi.

Më herët ministri Balla zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, Danilo Šaranović pas ngjarjes së ndodhur në zonën e Herceg Novit, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar nga tetë persona të veshur me uniforma ushtarake.


Ministri Balla i ka kërkuar homologut të tij malazez informacion lidhur me ngjarjen, ndërsa ka falenderuar Policinë e Malit të Zi për reagimin e menjëhershëm.




Skip to toolbar