Dhuna në veri të Kosovës, anulohen aktivitetet e “Defender Europe 23”

AKTUALITET


Ministria e Mbrojtjes e Kosovës bën me dije se për shkak të situatës të krijuar në veri të Kosovës, janë anuluar aktivitetet e parashikuara për sot të stërvitjes ushtarake ndërkombëtare “Defender Europe ’23”.

Lajmi u dha përmes një deklarate të shkurtër për shtyp, pa u dhënë më shumë detaje.


Prej 21 majit, Kosova është bërë mikpritëse e një prej stërvitjeve më të mëdha ushtarake në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 2023”.

Sipas agjendës, këto manovra të zgjasin deri më 2 qershor dhe në to të marrin pjesë mbi 1.300 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me 24.000 ushtarakë të 25 vendeve të NATO-s.




Skip to toolbar