Dhunimi i efektivit në Shkodër/ Reagon Policia: Gjatë sherrit ka pasur shkrepje të armës së zjarrit

AKTUALITET


Policia e Shkodrës dha detaje për dhunimin me sende të forta të një efektivi policie, duke theksuar se Ormir Gucia, 47 vjeç, goditi me sende të forta policin Admir Okaj.

Gjatë përplasjes, është shkrepur edhe armë e efektivin, nga e cila fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur.


“Rreth orës 15:45, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, policin Admir Okaj 49 vjeç, banues në Shkodër (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili po merr mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë konfliktit dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e 47-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje, po kryen veprime edhe AMP, për të zbardhur rrethanat e përdorimit ose jo të armës së zjarrit, si dhe për të përcaktuar nëse shkrepja e armës ka qenë e pavullnetshme.”, thuhet në reagimin e policisë. /abcnews.al




Skip to toolbar