Gjykata e Tiranës këtë të martë pritet që të japë dhe masën e sigurisë për 31 vjeçarin Gleard Gusholli, i cili akuzohet se dhunoi dhe mbajti peng për disa ditë me radhë të dashurën e tij 28 vjeçare.
Gazetari Ermal Vija raporton se masa e sigurisë për të riun do të zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa Prokuroria e Tiranës do i kërkojë gjykatës që Gleard Gusholli i riu që u arrestua se mbajti peng dhe dhunoi të dashurën e tij të vazhdojë të hetohet në masën e arrestit në burg.
Ndërkohë për katër të afërmit e tij, Bledi dhe Erlin Kateshi si dhe Besmir Nurcellëri e Arjan Sheta që u arrestuan për mos kallëzim krimi dhe përkrahje te autorit, prokuroria do të kërkojë që hetimet të vazhdojnë në gjendje të lirë.
Ndryshe nga ajo që ka referuar policia e Tiranës, prokuroria ka rikualifikikuar veprën penale në ngarkim të Gushollit dhe e akuzon këtë të fundit për plagosje, dhunë në familje nëpërmjet kanosjes e kërcënimit për vrasje si dhe heqje të pa ligjshme të lirisë. 28-vjeçarja ka lënë ambintet e spitalit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.