Dhunuan avokatin Mëngjesi, agresorët dyshohet të jenë “arratisur” nga Tirana, policia njofton …

AKTUALITET


Policia ka ushtruar kontrolle në banesat e tre personave të shpallur në kërkim për dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, por asnjë prej tyre nuk është gjetur.

Ka dyshime se pas dhunës  Elton Kasaj, Drivald Alia, dhe Romario Tabaku, të kenë ikur jashtë Tirane.


Kjo ka bërë që policia të shtrijë kontrollet në qytete të ndryshme si Puka, Shkodra (zona kufitare me Malin e Zi) si dhe në Kukës pranë pikës doganore pasi ka dyshime se mund të tentojnë të largohen jashtë vendit.




Skip to toolbar