Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, del fotoja e dy autorëve

AKTUALITET


ABC News ka siguruar foton e dy prej tre autorëve të cilët dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi këtë të mërkurë. Ata shihen teksa vrapojnë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, teksa në kokë mbajnë kapele.

Policia e Tiranës ka shoqëruar dy persona lidhur me dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesit.


Një nga personat e shoqëruar është vëllai i një prej të shpallurve në kërkim nga policia dhe që po punohet për gjetjen e tij. Gjithashtu, po negociohet edhe me familjarë të tij për t’u dorëzuar. Sokol Mëngjesi është futur në intubim në Spitalin e Traumës. Burime nga Trauma konfirmojnë për ABC News se avokati ka pësuar dëmtime serioze në kokë.

Ai u dhunua të mërkurën në rrugën “Pjetër Bogdani” në Kryeqytet. Tre autorët e kanë pritur avokatin para një kopshti, ku sapo ai ka lënë djalin e tij dhe ne dalje e kanë sulmuar.

Në kamerat e sigurisë duket se avokati i ka njohur autorët pasi komunikon me ta, ndërsa më pas ata e godasin e me grushte duke e rrezuar në tokë.

Policia ka mundur të identifikojë një prej agresorëve, dhe ka ushtruar kontroll edhe në banesën e tij, por pa mundur ta arrestojë./abcnews.al




Skip to toolbar