Diaspora nisi votimin/ Celibashi: Asnjë mundësi që një zgjedhësi t’i shkojnë dy fletë votimi

Më të fundit


Në diasporë ka nisur zyrtarisht procesi i votimit për parlamentaret e 11 majit. 111 fletët e para me verdiktin e shqiptarëve jashtë vendit janë nisur drejt territorit shqiptar dhe pritet të mbërrijnë në Tiranë, duke filluar nga mbrëmja e kësaj të mërkure.

Me mbërritjen në tokën shqiptare, zarfet me fletet e votimit do të vendosen në Parkun Olimpik, aty ku do të bëhet edhe ndarja e tyre në kutitë e numërimit, sipas qarqeve ku shkon votaa. I gjithë procesi do të monitorohet nga kamera dhe përfaqësues të partive politike.

“Nga darka do të mbërrijnë të paktën këto 111 zarfe që janë nisur. Do jetë proces i vazhdueshëm dhe me siguri që në fund të këtij muaji, ose në fillim të muajit maj,  volumi i mbërritjeve do të jetë mijëra.”

Paralelisht në Parkun Olimpik po vijon paketimi i zarfeve, ku dëri në mesditë, janë shpërndarë mbi 97 mijë zarfe. Celibashi tha se dërgimi i fleteve të votimit mund të vijojë edhe përtej 17 prillit, afat i cili ishte vendosur për mbylljen e procesit.

Një paralajmërim Celibashi e kishte edhe për ata emigrantë që tentojnë të blejnë apo shesin votën.

Nje koment Celibashi e kishte edhe për pretendimin e PD-së për printimin më shumë sec duhet të zarfit B.

Zarfi me fletët e votimit po shpërndahet në 85 shtete të botës nga Filipinet, Venezuela, Jordania apo Fixhi ku ka vetëm një votues, tek shtetet me numrin më të lartë si Italia, Greqia, Gjermania apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Skip to toolbar