Kur na ndajnë vetëm 6 ditë nga zgjedhjet parlamentare, në Greqi, numri i shqiptarëve që e kanë zgjedhur preferencën politike vijon të mbetet i ulët. Aktualisht në Parkun Olimpik janë administruar 23.640 vota ose thënë ndryshe 9.6% e fletëve nga shteti i dyte me më shumë shqiptarë të regjistruar, përkatësisht 68380.
Po ashtu, Greqia është edhe shteti me më shumë fletë të pa tërhequra, me mbi 10 mijë të tilla. Për këtë arsye, kryesocialisti Edi Rama, ka njoftuar edhe zgjatjen e orareve të punës për kompaninë Dlh në shtetin fqinj bashkë me ftesën për për të votuar për pasaporten europiane të femijeve të tyre.
“FORCA Për fatin europian të kombit tonë Shqipërinë 2030 në BE Për pasaportën tuaj europiane kuqezi në Greqi Për mua dhe Partinë Socialiste, që i dhamë dinjitetin e munguar flamurit dhe emrit shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë, e që bashkë me ju do t’i japim Shqipërisë e çdo shqiptari edhe statusin e ri të qytetarisë europiane, si anëtarë më në fund të barabartë së Shteteve të Bashkuara të Europës”
Nga ana tjeter, Partia Demokratike është ankuar në KQZ për numrin e lartë të zarfeve që po mbërrijnë nga vendi fqinj. Selia blu nëpërmjet kësaj letre zyrtare, i kërkon llogari KQZ se pse vetëm gjatë ditës së diel nga Greqia kanë mbërritur 6 mijë zarfe me vota, ndërsa më herët procesi kishte ngecur apo po ecte me ritme të ulëta.
Sipas PD, në këtë fluks të lartë të dërgimit të fletëve të votimit, ka ndikuar Partia Socialiste, në bashkëpunim me DHL.
Në total, në Tiranë kanë mbërritur mbi 144 mijë fletë votimi me preferencat politike të diasporës. Numrin më të lartë e mban Italia me mbi 63 mijë vota të ardhura, e ndjekur nga Greqia me mbi 23 mijë, Gjermania mbi 18 mijë, SHBA 14 mijë dhe Britania e Madhe 10 mijë. Sa I përket shpërndarjes në qarqe, numri më të lartë I votave I shkon Tiranës me mbi 34 mijë dhe Fierit me mbi 18 mijë.