Sipas deputetit të Partisë Socialiste, Lavdrim Krrashi, diaspora do skanojë politikën shqiptare në 35 vite, teksa më 11 maj, edhe emigrantët do ushtrojnë të drejtën e votës.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Krrashi u shpreh se do kishte më shumë interes nga emigrantët, nëse regjistrimi për zgjedhjet do kryhej vite më parë.
“Asnjë nuk është mjaftueshëm për asgjë. Diaspora shqiptare do e skanojë politikën shqiptare për 35 vite. Vetëm në 2024, janë 1 miliardë euro remitanca të ardhura nga emigrantët, të deklaruara. Për të mos folur, sa herë ka pasur nevojë Shqipëria, diaspora ka qenë aty. Diaspora nuk e ka bërë asnjëherë fjalën dysh. Sikur të ishte bërë para 8 vitesh, interesi për të votuar do të ishte më i lartë. Reagimi i parlamentit ka qenë me shumë vonesë. Sikur të ishte bërë më përpara regjistrimi, numri i qytetarëve të regjistruar do ishte më i lartë. Por edhe sistemi që kemi nuk është më i miri, disa gjëra mund të ishin bërë ndryshe. Kohëzgjatja për regjistrimin e emigrantëve, mund të ishte më e madhe. Edhe fushatat ndërgjegjësuese që janë bërë, pothuajse inekzistente. Kemi detyrë të inkurajojmë sa më shumë shqiptarë që të regjistrohen. Populli nuk gabon asnjëherë. Aleati më i madh është qytetari që voton. Mënyra e votimit, ke vetëm mënyrën me postë. Duhet të kishte kursim kohe”, theksoi ai.