Dibër, gjendet trupi i pajetë i një 50-vjeçari, dyshohet se është vetëmbytur

AKTUALITET


Gjendet trupi i një 50-vjeçari në liqenin e fshatit Grevë në Dibër. Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se 50-vjeçari është vetëmbytur.

Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethaneve të këtij rasti.



Skip to toolbar