Digjet automjeti i një efektivi të Policisë në Shkodër

AKTUALITET


Automjeti i një efektivi të policisë Shkodër është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mjeti tip “Mitsubishi” ishte parkuar pranë banesës së 54-vjeçarit me inicialet S.K., kur është djegur nga persona ende të paidentifikuar.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tre heronjtë” në Shkodër. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 14.05.2022, rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit S. K., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër. Automjeti ka qenë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi.

Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.