Digjet gjatë natës ‘Benz-i’ në Korçë

AKTUALITET


Një makinë tip “Benz” është djegur gjatë natës në qytetin e Korçës. Makina ka qenë e parkuar në afërsi të banesës së shtetasit M.D.

Nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental.


Sipas informacioneve, pronari i mjetit ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë konflikt, ndërkohë që nuk është as person me precedentë penalë.

Do të jetë eksperti i cili do përcaktojë nëse është zjarrvënie e qëllimshme apo jo.




Skip to toolbar