Digjet gjatë natës ‘Porsche’ në Elbasan/ Pronari, biznesmeni që kohë më parë ishte në listën e OFL-së

AKTUALITET


Është djegur gjatë natës makina e një biznesmeni në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”.

‘BalkanWeb’ mëson se mjeti luksoz, tip “Porsche” me targë AA 007, ka qenë në pronësi të shtetasit, Elis Bahushi, një emër i njohur për qytetin e Elbasanit. Ndonëse shërbimi zjarrfikës ndërhyri për të shuar zjarrin, makina luksoze ka pësuar dëme të konsiderueshme.


Pak kohë më parë ndaj Bahushit, Operacioni ‘Forca e Ligjit’ i ka kërkuar deklarimin e pasurisë, pasi ai ka qenë i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes në fjalë, ndërsa dyshohet se zjarr ka qenë i qëllimshëm.




Skip to toolbar