Digjet hoteli në Ukrainë, 8 të vdekur, dhjetëra të plagosur

AKTUALITET


Tetë persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që përfshiu të shtunën një hotel në portin jugor të Odessas në Ukrainë.

Zjarri ka rënë në hotelin Tokyo Star pas mesnatës dhe zjarrfikësve iu deshën tre orë për të shuar zjarrin, i cili ishte përhapur rrëmbyeshëm në një sipërfaqe prej rreth 1.000 metrash katrorë.


Për të parandaluar të tjera viktima, forcat e ndërhyrjes së shpejtë evakuuan gjatë mbrëmjes nga 273 dhomat e hotelit më shumë se 150 persona.

Shërbimi Vendor i Emergjencave ende nuk e ka specifikuar shkakun e zjarrit dhe nuk ka sqaruar se sa njerëz kishte në hotel në kohën e rënies së zjarrit, raporton Reuters.




Skip to toolbar