Digjet makina e oficerit të Antiterrorit në Librazhd

AKTUALITET


Digjet gjatë natës makina e oficerit të Antiterrorit në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Përroi i Shesë”.

Mësohet se automjeti dyshohet se është spërkatur me benzine dhe më pas i është vënë flaka. Po ashtu ka dyshime se autorët kanë qenë dy persona.


Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur menjëherë dhe ka neutralizuar përhapjen e flakëve, ndërsa mjeti ndodhej i parkuar para shtëpisë private të oficerit Petrit Xhepi, 49 vjeç. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen, ndërsa ka dyshime se gjithçka ka lindur për shkak të detyrës së oficerit.




Skip to toolbar