Dikur shkruante fjalimet e Putin, sot kundër ushtrisë ruse

BOTA


Abbas Gallyamov, ish-përpiluesi i fjalimeve të presidentit rus, Vladimir Putin, është shpallur i dyshuar nga autoritetet ruse për diskreditim të forcave ushtarake ruse.

Autoritetet ruse e kanë përdorur këtë akuzë së fundi për të dënuar personat që e kritikojnë luftën e Rusisë në Ukrainë, shkruan REL.


Emri i Gallyamovit është shfaqur në regjistrat e Ministrisë së Brendshme ruse, për personat që janë në kërkim. 50-vjeçari, është larguar nga shteti dhe tani jeton në Izrael.

Ai ka punuar si tekstshkrues i fjalimeve të Putinit prej vitit 2008 deri më 2010.




Skip to toolbar