“Dikush ka mbyllur syrin”/ Hapësirat publike, Çeli: Policia Bashkiake të kishte ndërhyrë më shumë

AKTUALITET


Drejtori i Rendit Publik, Agron Çeli thotë se në Policinë e Shtetit janë trajntuar ankesa nga qytetarët, në lidhje me zaptimin e hapësirave publike.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çeli u shpreh se dikush ka mbyllur syrin për zënien e këtyre hapësirave.

Çeli shtoi se Policia Bashkiake duhet të kishte ndërhyrë më shumë.“Ankesa në Policinë e Shtetit kanë ardhur nga qytetarë të ndryshëm. Janë trajnuar ankesat, por në këto përmasa kaq të mëdha, policia nuk është marrë. Në Tiranë, kemi ankesa, janë trajtuar ankesat. Qoftë hapësirat publike, apo zaptimin, dhe kanë ndërhyrë, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Bashkiake. Dikush e ka mbyllur syrin, për këtë që ka ndodhuer. Nuk është detyrimi i Policisë së Shtetit, zaptimi i hapësirës publike. E vërtetë, Arena Kombëtare, ka qenë problem i madh. Nuk ka në asnjë stadium, zaptim të hapësirave publike përreth stadiumit. Policia Bashkiake duhet të kishte ndërhyrë më fuqishëm. Nëse do kishte vështirësi, do ishte edhe Policia e Shtetit. Ne nuk jemi zbatues, jemi mbështetës.”, theksoi ai.



Skip to toolbar