Dimër në pranverë, Fushë Studën zbardhet nga reshjet e dëborës

AKTUALITET


Reshjet e dëborës kanë zbardhur Librazhdin këtë të diel. Gazetari i ABC News, Agim Blloshmi raporton se dëbora ka rënë në lartësitë mbi 1000 metra.

Fushë Studa, fshati turistik i njohur për bukurinë natyrore, është ‘zgjuar’ nën petkun e dëborës.


Në Shqipëri, të dielën, vranësirat dhe shirat do të jenë dominante, më të theksuara në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë më vranësira dhe rebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit.

Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim gradual i kushteve të motit./abcnews.al




Skip to toolbar