Dita e Drejtësisë, Begaj mbështetje SPAK dhe GJKKO: Për herë të parë u trondit kultura e pandëshkueshmërisë!

AKTUALITET


Në ditën e Drejtësisë, KLGJ dhe KLP po zhvillojnë një mbledhje të përbashkët. I pranishëm, presidenti Bajram Begaj u dal te funksionimi i sistemit të ri të drejtësisë duke nënvizuar se rezultatet janë të prekshme

“Mbështetje SPAK-ut dhe GJKKO-së në dhënien e drejtësisë. Rezultatet, të prekshme. Kurrë më parë nuk ka qenë kaq i fortë perceptimi se drejtësia e ka forcën dhe kurajon të triumfojë. Për herë të parë kultura e pandëshmueshmërisë është goditur thellë. E rëndësishme është ripërtëritja e trupës me gjyqtarë dhe prokurorë që sistemi të jetë imun.


Suksesi garantohet vetëm nëse transformimi garantohet nëpërmjet punës. Së bashku garantoni ripërtëritjen e shpejtë të sistemit me magjistratë profesionistë. Duhet të jeni të vetëdijshëm se drejtësia e re nuk është anonime. Sistemi është i juaji mbajeni të pastër atë. Drejtësia nuk është vetëm një koncept ligjor por sigurimi i barazisë para ligjit. KLGJ-ja, KLP-ja dhe ILD-ja kontroll për cilësinë e vendimmarrjes dhe llogaridhënies. Ripërtëritje e shpejtë e sistemit me magjistratë profesionistë dhe me integritet të lartë. Mbani pastër sistemin! Drejtësia e re në duart tuaja”, tha Begaj.




Skip to toolbar