Dita e Europës/ Begaj: Integrimi ynë në Europën e Bashkuar, i sigurt dhe i pakthyeshëm

AKTUALITET


Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh urimi me rastin e Ditës së Evropës.

Në këtë ditë simbolike, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e lidhjes së Shqipërisë me Evropën, duke nënvizuar se vendi ynë i përket Evropës gjeografikisht dhe shpirtërisht, duke ndarë me të vlerat e paqes, solidaritetit dhe unitetit.

“Sot ne festojmë ditën e Evropës, të cilës i përkasim gjeografikisht e shpirtërisht dhe me të cilën ndajmë të njëjtat vlera të paqes, solidaritetit dhe unitetit.

Integrimi  ynë në Evropën e Bashkuar është i sigurt dhe i pakthyeshëm.” – u shpreh Kreu i Shtetit.



Skip to toolbar