Dita e Gruas/ Rama: Këtë vit me risi! 

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama u ka uruar grave festën e 8 Marsit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka njoftuar se duke filluar nga ky vit, nënave të papuna me tre ose më shumë fëmijë do u paguhen sigurimet nga shteti.


“Mirëmëngjes. Gëzuar “8 Marsin” me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi”, shkroi Rama në Facebook.




Skip to toolbar