Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se në 34 vite Partia Socialiste ka dëshmuar se ia ka dalë të reformojë veten.
Gjatë intervistës, Klosi nënvizoi se prej dy vitesh janë marrë me rienergjezimin e partisë, duke shtuar se PS ika ka dalë të kuptojë ritmin e shoqërisë.
34 vite janë shumë për një parti politike. Një parti që ja ka dalë që në 34 vite të dëshmojë që ka bërë pozitën, opozitën. Ja kemi dalë të reformojmë veten tonë dhe të mos ngelemi në një situatë stacionare. Sot në festën e partisë kishte edhe themelues të ditës së parë të kësaj partie siç kishte edhe nga ata që kanë lindur mbase Edi Rama është bërë kryetar. Ia kemi dalë, kemi ushqyer familjen e PS kudo në Shqipëri. Edhe pse kishim fituar 3 pale zgjedhje jemi përgatitur për mandatin e katërt. Njerëzit e vlerësuan PS në zgjedhje, jo vetëm për atë që premtoi apo atë çfarë ka bërë por edhe si një parti që gjen forcë për t’u rritur dhe pranua elementë të ri. Është një parti që ia ka dalë të rigjejë veten brenda reformimit të saj”, tha më tej ai.