“Divorc për shkak të politikës”/ Zbardhet padia e Ilir Metës për divorcin me Monika Kryemadhin

AKTUALITET


U bënë bashkë prej politikës dhe u ndanë po prej saj. Në padinë e depozituar në Gjykatë ndaj Monika Kryemadhit për t’u divorcuar, Ilir Meta citon arsyen kryesore të ndarjes mes çiftit e cila lidhet m mosdakortësitë dhe kontradiktat që kanë lindur për shkak të qëndrimeve të kundërta politike.

“Sqaroj se me të paditurën kemi qenë dhe jemi aktivë në jetën politike të vendit shkak për të cilin kemi ushtruar dhe ushtrojmë funksione të rëndësishme në organet shtetërore, organet përfaqësuese të popullit dhe subjekte politike”, ka deklaruara Meta.

Në padi Meta pranon se prej muajsh nuk jeton me Kryemadhin duke mos dhënë të njëjtën adresë banimi me bashkëshorten. Marrëdhëniet e tyre politike pësuan një krisje muajt e fundit kur Meta aludoi për bashkëshorten e tij si një ndër personat që kishin bere emërime nepotike ne parti, gjate kohës së drejtimit prej saj.

“Vitet e fundit kam konstatuar fillimisht mosdakordesi dhe kontradikta qe kane ardhur duke u shtuar fillimisht për shkak të qëndrimeve dhe pikëpamjeve te ndryshme ne lidhje me zhvillimet ne aspektin politiko përfaqësues dhe vendimmarrës, por që me kalimin e kohës ato u bene prezente edhe në raportin tonë bashkëshortor deri sa kohet e fundit këto mospërputhje qëndrimesh e mendimesh edhe ndaj njeri-tjetrit kane sjelle si pasojë grindje të herëpashershme duke tronditur thellë marrëdhënien tonë bashkëshortore.

Kjo padi e Ilir Metës, vjen pak ditë pasi te dy u morën në pyetje dite pas dite në Prokurorinë e Posaçme, lidhur me hetimin pasuror ndaj tyre. Pas shortit elektronik, kjo çështje i ka rënë në “duar” për gjykim gjyqtares Fahrije Budo./abcnews.al



Skip to toolbar