Djali plagosi me armë të atin në Fier, zbardhen detajet si nisi konflikti mes tyre

AKTUALITET


Një konfkilkt në familje ka bërë që një djalë 23-vjeç të qëllojë të atin me armë të modifikuar si armë sportive.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja është shënuar gjatë mesnatës në banesën e tyre në fshatin Mbrostar Ura.

Jashar Zyka tashmë i arrestuar plagosi në këmbë Nexhmedin Zykën (babain).

Debati mes tyre kishte nisur në mbrëmje kur babai i 23 vjecarit i tha se duhej të shtrohej në spital psikiatrik për tu trajtuar. Por kjo duket se ishte e papranueshme për 23 vjecarin i cili mori armën dhe qelloi drejt të atit.

Ky i fundit ndodhet në spitalin e Fierit dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 23 vjecari u arrestua.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, rreth mesnatës, sapo janë njoftuar se një shtetas kishte plagosur babanë e tij, në banesën e tyre, në fshatin Mbrostar Ura, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u kap dhe u vu në pranga, shtetasi J. Z., 23 vjeç. Ai dyshohet se pas një konflikti me babanë e tij, shtetasin N. Z., 58 vjeç, e ka plagosur atë, në këmbë, me një armë të modifikuar si armë sportive. 58-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar