Djathtas 1912 koalicion ‘majtas’?/ Alibeaj: Nuk do të bëjmë kurrë koalicion me PS. Shehi: Nuk shkojmë me të majtën edhe nëse humbim

Më të fundit


Dy themeluesit e partisë Djathtas 1912, të ftuar në ‘Real Story’, folën rreth koalicioneve të mundshme para apo pas zgjedhore.

Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij u shpreh se nuk do të kenë kurrë koalicion me Ramën dhe Partinë Socialiste sepse sipas tij individi i ka dhënë fytyrën e vet partisë.

“Kemi mbajtur qëndrime koherent edhe atje ku kemi qenë. Kemi vendosur të bashkohemi rreth vlerave dhe jo shijes personale. Nuk do të bëjmë kurrë koalicion me Ramën, do të lexojmë dhe rezultatin e votave dhe cilat janë sinjalet që publiku do të japi në 11 maji. Jo me PS sepse nuk e bëj dot dallimin mes midis individ apo partisë. Individi i ka dhënë fytyrën e vet partisë si dhe djathtas. Ky është sistemi i mbyllur.”

Dashamir Shehi u shpreh se nuk do të bëjnë koalicion me të majtët edhe nëse humbasin zgjedhjet dhe se në princip të partisë së tyre janë vlerat dhe morali para ligjit.

“Mbi moralin, nuk shkojmë me të majtën edhe sikur të jemi të humbur, unë kam frikë që e majta mund të gjejë aleatë brenda grupit të opozitës. Po t’i marrësh aleancat, deputetët e kanë bërë nga një xhiro ndërsa ne jemi rehat. Nuk po akuzojmë askënd që po thërritet në SPAK, e dyta për ne është morali para ligjit. Ne themi që ky është një shans që shqiptarët të dalin nga kjo situatë. Programi ynë është fare esencial.”



Skip to toolbar