TIRANË- Drejtuesja politike e PD për diasporën për zgjedhjet e 11 majit, Jozefina Topalli, e ftuar në “Real Story” analizoi veprimet e opozitës, e cila dogji mandatet në vitin e 2019 duke i lënë gjithçka në dorë mazhorancës.
Ajo theksoi se braktisja e Kuvendit nga opozita ishte një gabim i rëndë dhe ky akt shtoi ajo pati kosto jo vetëm për PD, por edhe për vendin.
“Në fakt kanë qenë vendimet më të tmerrshme që u morën gjatë opozitës gjatë viteve 2013-2021, e pabesueshme. Unë e kam thënë në atë përudhën dhe e mendoj dhe tani një papërgjegjshmëri të një shkalle të tillë unë nuk e kisha imagjinuar, sepse praktikisht ata i dhuruan kundërshtarit të tyre politik , pushtetit të gjitha karriget e parlamentit, me të cilat mund të ndryshonte kushtetutën dhe mund të shpallte veten mbret dhe mund të bënte çdo gjë dhe e vërteta është se edhe në 2021, në mënyrë tjetër të heshtur, lejuan përsëri kryeministrin aktual të ndryshonte Kushtetutën për një çështje themelore që është në zgjedhjet në krye të katër viteve, që është moslejimi i koalicioneve dhe sigurisht ato vendime shumë të papërgjegjshme kanë pasur një kosto të madhe jo vetëm për PD, por ka një kosto për vendin, një vend që s’ka opozitë nuk është më pluralist. Kur opozita ikën nga misioni i saj është një vend që mund të shkojë në një drejtim të panjohur ose mund të na kthejnë në disa kujtime që nuk janë edhe shumë të largëta.”, tha ajo.
Ajo u ndal edhe tek kritikat për ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha, i cili sipas saj ka dobësuar partinë me “sabotimin” ndaj Kuvendit.
“Kam bërë një betejë kundër atij që ishte kryetar i partisë në atë periudhë dhe sigurisht nuk mund të mos kisha parasysh se ai vetëm nuk mund ti bënte këto gjerë nëse nuk mund të gjente korin e “ok” të atyre që e rrethonin. Pastaj, periudha e katër viteve të fundit ka qenë edhe më e vështirë, me sfida shumë të vështira për t’u përballur”, theksoi ajo/abcnews.al