Do e ndryshoni sistemin zgjedhor sipas propozimit të PD? Përgjigjet Gjiknuri

Më të fundit


Bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri iu përgjigj interesit të medias, pas mbledhjes on line të komisionit.

Lidhur me një nga propozimet e PD, për ndryshimin e sistemit zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme, Gjiknuri tha se për këtë cështje nuk ka rekomandim, gjithësesi palët do të dëgjohen.


“Cështja e sistemit është politike, cdo parti propozon sistemin që i volit asaj, sipas interesit të saj. Për sistemin nuk ka rekomandim, sistemin e kemi shumë të mirë, gjithësesi do i dëgjojmë të gjitha palët, edhe në këtë process do jemi gjithëpërfshirës.” tha ai.

Sa i takon konfliktit në PD dhe përfaqësimit të deputetëve në këtë komision, Gjiknuri u shpreh se do i trajtoj të gjithë njësoj.

“Në kushtet e konfliktit e vetmja gjë është t’i trajtoj njësoj, që do të thotë të gjithë bashkëkryetarë”, vijoi më tej Gjiknuri.




Skip to toolbar