Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ecurinë e aplikimeve për vende të reja pune në disa sektorë të njësive vendore. Në një postim në facebook, Rama tha se Vlora është në fazën e intervistave për kandidatët e interesuar.
Në mesazhin e tij, Rama njofton gjithashtu se në bashkëpunim me Institutin Tony Blair, është zhvilluar një model i ri organizativ për Bashkinë e Tiranës, i cili do të implementohet edhe në bashki të tjera për të forcuar qeverisjen lokale.
“Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash kanë hapur tanimë thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre
APLIKONI me kurajo dhe besim
