Reformë e thellë në sektorin e ujit në vend! Kështu bëri me dije sot, 3 shtator, kryeministri i vendit Edi Rama.
Ai tha se në këtë sektor nuk janë qytetarët ata që abuzojnë, por të tjerë me qëllim fitimin, duke përmendur lavazhet nëpër lagje.
“Kjo është koha për të nisur punë me heqjen e depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme në palate të ndërtuara ku e ku më parë e që largë qoftë mund të bëhen burim katastrofash, por hap pas hapi”, tha kryeministri duke shtuar se kjo gjë përmirëson furnizimin me ujë.
