Do i bashkohet tryezës Berisha–Bardhi? Meta: Me rëndësi unifikimi i opozitës

Më të fundit


Kreu i PL Ilir Meta është pyetur sot për takimin e opozitës që u zhvillua dje me ftesë të Gazment Bardhit i cili nuk njeh shkarkimin e tij si kryetar grupi.

Sipas Metës deputetët e PL-së kanë qenë gjithnjë një vijën e parë të ballafaqimit me regjimit.

“Besoj se deputetët e PL kanë qenë gjithnjë në vijën e parë të ballafaqimit me regjimit në parlament edhe kudo.

Është e rëndësishme që të 63 deputetët e opozitës t’i përgjigjen asaj kërkese që kanë bërë ata të cilët i kanë votuar në zgjedhjet e 2021 dhe të ndalojnë cdo lloj komukimi me këtë regjim i cili investimin më të madh e ka bërë për të përcarë opozitën për të blerë segmente të caktuara të saj dhe për të përjetësuar këtë regjim kleptokratik që është në kurriz të të gjithë shqiptarëve”, deklaroi Meta. 



Skip to toolbar