“Do nxjerr mesazhet”/ Bardhi akuza Bashës: Më 14 maj ke mbështetur kandidatët e Berishës

Më të fundit


Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka shigjetuar Lulzim Bashën, i cili po kandidon sërish për kreun e PD. Bardhi i kërkoi Bashës publikisht që të tregojë se cilin kandidat ka mbështetur në Vaun e Dejës, Rrogozhinë dhe Kurbin, duke thënë se Basha ka mbështetur kandidatët e Berishës në zgjedhjet vendore të 14 majit. Madje, Bardhi tha se nëse Basha nuk e thotë këtë publikisht, ai do të publikojë SMS që kanë patur kandidatët me Bashën.

Bardhi tha se po veprohet me dy standarde, pasi po largohen anëtarët e PD që kanë bërë fushatë për kandidatët e Berishë , ndërsa Bashën që ka mbështetur kandidatët e Berishës ta vëmë në krye të partisë.


“Cilido që ka bërë fushatë për Igli Carën ka bërë gjënë e duhur. Ai që ka bërë fushatë për Erion Velinë, është në një llogore të gabuar. Megjithatë e përsëris, sa kohë s’ka vendim të këshillit Kombëtar, nuk e caktoj unë kush është anëtar dhe kush jo. Unë kam një pyetje për Bashën, që është kandidati për kryetar. Cilin kandidat ka mbështetur Basha në vaun e dejës, do duhet ti’a thotë opinion publik, nëse nuk ja thotë do bëj publike komunikimin me SMS që kanë patur me Bashën. Basha ka mbështetur 3 kandidate të Berishës ne vaun e Dejës, Kurbin e Rrogozhinë. Ata që kanë mbështetur kandidatët e Berishës ti largojmë nga këshilli, Ndërsa zotin Basha ta bëjmë kryetar partie”, tha Bardhi.




Skip to toolbar