Do të digjte sinagogën, policia ekzekuton autorin

BOTA


Policia franceze eliminoi një person të armatosur që po përpiqej t’i vinte zjarrin një sinagoge në qytetin verior të Rouen.

Lajmi u njoftua nga ministri i Brendshëm Gerald Darmanin përmes një postimi në rrjetet sociale.


“Policia kombëtare e Rouen-it neutralizoi herët këtë mëngjes një individ të armatosur, i cili në mënyrë të qartë donte t’i vinte zjarrin sinagogës së qytetit,” shkroi Darmanin në X.

Një burim tha se burri, ende i paidentifikuar refuzoi thirrjet e policisë për t’u dorëzuar dhe tentoi të sulmonte efektivë, të cilët reaguan duke e qëlluar me pistoletë. Agresori ndërroi jetë në vendngjarje.




Skip to toolbar