“Do të thonë të bleu?!” Gazetarja britanike në “Flasim”: Doja të përballesha për kritikat

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të shtunë episodin e dytë të podkastit të tij. Ai titullohet “I Love Albania” dhe e ftuar ka qenë Alice Taylor, gazetarja britanike që jeton prej vitesh në Tiranës.

Ajo është një kritike e tij dhe në shumë shkrime ka denoncuar vendimet dhe veprimet e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Kryeministri i ka thënë se duke qenë se pranoi ftesën, rrethi i saj shoqëror edhe mund t’i thotë në vazhdim se ai “e korruptoi”.


“Alice Taylor është banore e Tiranës e dashuruar me Shqipërinë, po shumë e sertë me qeverinë”, thotë Rama, ndërsa vazhdon “Ti e bëre këtë hap, erdhe këtu takove djallin. A e mendon tani edhe më shumë që mund të të thonë të bleu, të korruptoi, të bëri për vete, të bëri magji, nuk je më e jona?”, pyet Rama.

Ndërkohë, gazetarja britanike shprehet se ftesa i ka pëlqyer dhe ka vendosur të shkojë në podkast për t’u përballur me Ramën, për shkrimet kritike. Madje, ajo thotë se do ishte budallallëk të mos pranonte.

“A thashë gjë që jam dakord me gjithçka që ju thatë? Isha kureshtare nga ftesa juaj më pëlqeu fakti që deshët të përballeshit me disa nga gjërat kritike që kisha shkruar. Mendoj se do të ishte budallallëk të thoja jo”, përgjigjet Taylor.




Skip to toolbar