“Do vras gjithë klasën dhe mësuesit”/ I riu 15-vjeçar përhap panik në shkollën e tij në Serbi

AKTUALITET


Një 15-vjeçar ka rikthyer edhe njëherë në kujtesën e të gjithëve masakrat e tmerrshme që ndodhën njëra pas tjetrës pak kohë më parë në Serbi. I riu ka kërcënuar se do të vrasë mësuesit dhe nxënësit e shkollës së tij, duke përhapur panik dhe frikë.

Një nxënës 15-vjeçar në një shkollë në komunën e Surcinit në Serbi, ka kërcënuar mësuesit dhe nxënësit se do t’i vrasë, pasi ishte përleshur me disa nga shokët e tij të klasës.


Ngjarja ka ndodhur gjatë mesditës së të mërkurës, por u bë publike të enjte nga mediat serbe, të cilat njoftuan se menjëherë pasi i riu kishte kërcënuar mësuesit dhe nxënësit ishte transportuar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që policia ka ngritur ndaj tij akuzën e rrezikut të sigurisë.

Nga ky incident nuk ka pasur të lënduar, por ka ngjallur frikë dhe panik për shkak të ngjarjes së ndodhur së fundmi në Beograd, ku një adoleshent vrau 8 shokët e klasës dhe rojen e shkollës.




Skip to toolbar