Dogji një sipërfaqe të madhe toke me ullinj në fshatin Vllahat, pranga 56-vjeçarit në Delvinë

AKTUALITET


Arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Vllahat në Delvinë. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë një 56-vjeçar, i cili dyshohet se ditën e djeshme dogji një sipërfaqe toke me 2300 pemë ullinj, me pronarë të ndryshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

“Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të grumbulluara nga Komisariati i Policisë Delvinë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit 56 vjeç, banues në Delvinë.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me 2300 pemë ullinj, me pronarë të ndryshëm, në fshatin Vllahat, Delvinë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke ju garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al



Skip to toolbar