“Doktori në dritare, Bardhi një arlekino”, Zheji: Lëvizjet mund të mos kenë autorizimin e plotë të Berishës

Më të fundit


Analisti Artur Zheji, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, tha se Gazment Bardhi nga histeriku kaloi në paqtorin e grupit.

Në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, ai tha se lëvizjet e fundit mund të mos kenë autorizimin e plotë të Berishës.


“Dikur thuhej shprehja që politikanët luajnë dhe bëjnë sikur luajnë teatër, tani teatri simbolikisht ka një mur të katërt, ulet në perde, ngrihet një perde.

Kur ngrihet perdja rrëzohet muri ni katërt dhe ne spektatorët shohim nga një sy magjik dhe futemi aty sikur nuk jemi. Ka një lloj namuzi që ulet ajo perdja nga akti i parë dhe i dytë, tani nuk ka namuz fare. Perdja është ngritur, shkon për të parë politikë dhe thotë shikoni teatrin tonë. Skena politike është dramatikisht e ngjashme me skenën artistike teatrale, doktori në ballkon, Bardhi nuk është te skena me Zhulietën, Gazi është arlekino. Ky që bënte si histerik për t’i shkulur mikrofonin deputetes, tani është paqtori apoo çobani i paqes së grupit. Kjo lëvizje është që duhet zbuluar nëse e ka të plotë autorizimin e plotë të doktorit apo jo sepse akoma nuk po e defaktorizon doktorin. Ndonëse duket sikur Bardhi dhe të tjerët janë një lloj mashe, jemi në fazën më të rrezikshme që mund të bëjmë një dakordësi, ta lëmë në dritare dhe ne vazhdojmë lojën tonë“, tha Zheji.

Ndërkohë, analisti Skënder Minxhozi tha se:

“Partia e dytë më e madhe në Shqipëri e ka vulën në status tranzitor, njëherë e merr njëra seli, njëherë e pretendon selia tjetër. Tani që të voijmë tek paqja, do të doja ta kisha parë si qytetar i këtij vendit që deri diku duhet ta shijojë sepse au teatër i shkretë ka pas milionat që vendos parlamenti, që diskutohen aty, që marirn vulën dhe rrugën e drejtë apo të zhdrejtë, që shkojnë në duar të mira apo të këqija, që përkthehen në projekte ose që humbin në drejtim të paditur. Pra, është vendi ku bëhet jo vetëm politika po ku ekonomia e këtij shteti merr formë. Propozimi i sotëm i Bardhit që e lexojmë në aspektin teatral, le ta lexojmë nga pozicioni i një politikani që ka brenda dhe pak populizëm, që mundohet t’i shkelë syrin një shtrese të caktuar të popullatës ose le të marrim më absurden që është një propozim racional që i ka ardhur koha. Ky është teatër me lugë bosh. Do të doja që këtë paqe ta kisha parë disa muaj më parë. Për mua Bardhi është një politikan që është ende në pjekje e sipër. Pse do të doja ta shihja paqen, në fundin e vitit të shkuar ka kaluar për 5 minuta ligji financiar i shtetit, nëse do të ishte kjo paqe do të kishte të paktën 24 orë debate sic kemi parë gjithmonë. Jam shumë më i kënaqur të shoh që të marrin skifterët ca vakanca dhe palët të futen në procedurë, të bëjnë punën në komisione, të thonë atë që duhen në seanca plenare dhe të kalojnë apo jo ligjet sesa të shoh grumbullin e shëmtuar të karrigeve. Duket sikur të gjithë u bënë mië dhe u pajtuan dhe vetëm një burri mbeti në shtëpi të vet i mbullur.“, u shpreh Minxhozi./abcnews.al




Skip to toolbar