DOKUMENTI/ Nesër Shkupi me kryeministër shqiptar, Xhaferi nxjerr emrat e kabinetit të ri qeveritar

AKTUALITET


MAQEDONI E VERIUT- Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, në një mandat të përkohshëm prej 100 ditësh.

Presidenti Stevo Pendarovski i dorëzoi Xhaferit mandatin për formimin e qeverisë teknike, e cila do të organizojë zgjedhjet e dyfishta; ato parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen më 8 maj. Pa humbur kohë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka propozuar emrat e ministrave për qeverinë teknike.


Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku, ka siguruar dokumentin, në të cilin janë renditur emrat e ministrave që do bëjnë pjesë në qeverinë teknike për 100 ditët e ardhshme.

Ministrat e propozuar nga BDI:

Artan Grupi- Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive

Bujar Osmani- Ministër i Punëve të Jashtme

Fatmir Besimi- Ministër i Financave Kreshnik

Bektashi- Ministër Ekonomie

Jeton Shaqiri-Ministër i Arsimit dhe Shkencës/ n.m.abcnews.al




Skip to toolbar